Në një intervistë për shtyp për PSG-në, Kylian Mbappe ndau ëndrrat e tij në lidhje me turneun kryesor të klubeve në Evropë.
“Do të ishte shumë speciale të fitoja këtu në Paris. Por, e dini, fitimi i Ligës së Kampionëve është fitimi i Ligës së Kampionëve! Nuk ka rëndësi se ku dhe si ndodh. Por, sigurisht, për mua të fitoj këtë trofe në Paris është alternativa më e mirë”, shkruan abcnews.al.
Kilian ishte më afër trofeut të lakmuar në vitin 2020. Por në atë finale, PSG nuk mundi dot Bayern Munich, ndeshja përfundoi 1-0 në favor të gjermanëve.
Mbappe ka zgjatur kontratën me parisienët deri në vitin 2024, kështu që ëndrra e francezit për të fituar Ligën e Kampionëve mund të realizohet së shpejti. /abcnews.al/