Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dëmton rëndë shëndetin, ky është ushqimi që duhet të shmangni në mëngjes

schedule07:40 - 14 Shtator, 2022

schedule 07:40 - 14 Shtator, 2022

Të gjithë e dimë tashmë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Të gjithë nutricionistët paralajmërojnë se ajo që hamë në mëngjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ata deklarojnë se për shëndetin është më mirë të konsumohen proteina.

Marrja e proteinave në mëngjes ruan nivelin e sheqerit dhe energjisë gjatë gjithë ditës, kjo do të thotë se përveç entuziazmit do të ndjejmë edhe një humor më të mirë në gjak, i cili është i qëndrueshëm gjatë gjithë mëngjesit, që do të thotë se uria dhe disponimi juaj janë gjithashtu më të qëndrueshme.

Shumica e njerëzve zakonisht hanë një sanduiç me gjalpë, djathë dhe produkte mishi të thatë për mëngjes dhe kjo zgjedhje mund të jetë e keqe për shëndetin, shprehen mjekët duke shtuar se ky lloj mëngjesi, sidomos në sasi më të mëdha, e mbingarkon pankreasin.



Sa më shumë të hani yndyrë shtazore, aq më i lartë është niveli i kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, aq më shpejt zhvillohet ateroskleroza. Formohen pllaka që bllokojnë rrjedhën e gjakut në zemër dhe shfaqet sëmundja koronare e zemrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!