Shkëputet ballkoni nga një pallat në Mamurras, rrezik për banorët e zonës

schedule18:28 - 13 Shtator, 2022

schedule 18:28 - 13 Shtator, 2022

Është  shkëputur ballkoni i katit të  pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, duke rënë në një kat me poshtë.

Në këtë pallat jetojnë 9 familje.

Banorët e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat, duke u larguar nga rreziku që  kanosej nga rënia  e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ke vendosur  perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertet që të vendosin nëse pallati është  ose jo i banueshëm.

Shkak i rënies së  ballkonit është amortizimi i godinës.

Gjithashtu mësohet se pallati ka qenë i dëmtuar që nga tërmeti i 2019.

Komisioni e ka nxjerrë të banueshëm. Aktualisht është riparuar fasada e jashtme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!