Në birucë prej kohësh, ylli i City lirohet nga një akuzë për përdhunim

schedule18:20 - 13 Shtator, 2022

schedule 18:20 - 13 Shtator, 2022

Benjamin Mendy është në telashe të mëdha, për shkak të akuzave për përdhunim. Mbrojtësi i Manchester City është liruar ditën e sotme nga një prej akuzave.

Një 19-vjeçare e kishte paditur futbollistin, por Gjykata e Chester Town e shpalli të pafajshëm pasi prokuroria nuk solli prova të reja.

Gjithsesi Mendy ka ende 7 akuza të tjera, një për tentativë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual ndaj gjashtë vajzave të reja.

Lojtari dhe miku i tij, Louis Saha Matturie, pretendojnë se gjithçka e kanë bërë me konsensus. / abcnews.al