Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë pune në qarkun e Beratit. Në fokus të vizitës ishte inspektimi i institucioneve publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët.
Fundjavën zgjodhi ta kalojë në Berat. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi institucionet publike që ofrojnë shërbime për qytetarët. Spitalin rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, zyrën e shërbimeve të transportit rrugor, por dhe një biznes fason.
“Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”, tha ajo.
Ministria bëri të ditur gjithashtu se një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë në spitalin e Beratit , ai për transformimin e maternitetit, pritet të nisë së shpejti./ABC News Albania 24/7