Festivali “UNUM” ka sjelle një atmosferë elektrizuese në Shëngjin. Të rinj shqiptarë dhe turistë nga e gjithë bota kanë shijuar muzikën elektronike nga DJ të njohur botërorë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi i pranishëm në festival tha se ky event do të kthehet në një traditë për të ardhmen.
Shëngjini po përjeton ditë të veçanta. Nisja e sezonit turistik me festivalin e muzikës elektronike e ka kthyer në vëmendjen e të gjithëve.
Tek Rana e hedhun mbërritën të rinj nga Shqipëria dhe e gjithë bota. Arsyeja që i solli këtu ishte festivali UNUM. Turistët nuk e njohin këtë zonë turistike dhe ky rast konsiderohet fantastik për të eksploruar Shëngjinin dhe jo vetëm.
“Është hera e parë për ne të dy që vijmë në Shqipëri. Kishim pak frikë, por gjithçka është fantastike dhe shumë e ngjashme me Italinë”.
“Mikripitja ishte shumë e mirë, një eksperiencë e jashtëzakonshme”.
“Është shumë bukur, mendoj se do kthehem prapë në Shqipëri”.
Numri i vizitorëve u rrit gjatë darkës kur nisi edhe performanca e DJ të njohur me famë boretore. Kjo është tradita që duhet krijuar në të ardhmen tha ministri Klosi, i pranishëm në festival.
“Është një mënyrë e shëkqyer për të krijuar një atmosferë tjetër në shqipëri për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë për turistët e huaj dhe për të afruar të rinjtë shqiptar DJ dhe mizikë e cila luhet sot në cdo stage të botës”, tha Klosi.
Organizatorët konfirmojnë që edhe për disa vite ky event do të bëhet në Lezhë.
Shpresoj që të kemi bërë diçka pozitive të gjithë së bashku”, tha Mousa Ceesay drejtor ekzekutiv i UNUM festival.
Atmosferë elektrizuese do të shijojnë gjithëe pushuesit edhe ditën e hënë./ABC News Albania 24/7