Viti shkollor në Lezhë ka nisur me reduktim të nxënësve. 3000 të tillë do të mungojnë në auditorët e shkollave, si pasojë e largimeve. ndërkohë nga ana tjetër të shumta janë shkollat që kanë mbyllur dyert.
Mban emrin e poetit shqiptar, At Gjergj Fishta, por kjo godinë tashmë nuk shërben më si shkollë.
Sot funksionon si kopësh për vetëm katër fëmijë. Ndërsa nxënësve të fillores u duhet të bëjnë 4 kilometra rrugë për të shkuar në shkollën e një fshati tjetër.
“Shkolla është mbyll sepse nuk plotësohet klasa. vetëm fuksnioon kopshti. kanë ik njerëzit jashtë shtetit.”
Ulja e numrit të nxënësve në qarkun e Lezhës ka cuar në mbylljen e disa shkollave. Në zonat e thella dhe ne disa fshatra të Mirditës, Kurbinit e Lezhës mësimi vijon ende në klasa kolektive.
Në këtë sezon të ri arsimor edhe në Vlorë rezulton të ketë 1162 nxënës më pak.
Mungesa e të rinjve ka çuar drejt shkrirjes tre shkolla të mesme në qarkun e Vlorës.
Drejtoresha e Arsimit Irena Toshkallari thotë se po shihet mundësia e krijimit të shkollave të mesme të bashkuara
“Disa shkolla të mesme që janë nën 80 nxënës, në Kuç, Orikum, etj ka një numër më të vogël. Janë duke u parë hapësirat që të krijohen shkollat e bashkuara që të mos mungojë mësimi. 3 janë shkollat që do zhvillohet mësimi me tre turne.”
I njëjti fenomen vërehet këtë vit edhe në qarkun e Gjirokastrës ku rrezikojnë të mbyllen disa klasa të dhjeta./Abcnews.al/