Kongresi Kombëtar i Arsimit, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, dhe rritet çdo ditë

schedule09:55 - 12 Shtator, 2022

schedule 09:55 - 12 Shtator, 2022

Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.

I pari i qeverisë thekson se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjenci, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë në fushën e arsimit

https://youtu.be/f0UUJRUOcCw

Sipas Ramës, Kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.

Rama theksoi se gjuha shqipe ka ardhur koha që të futet në çdo nivel.

“Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirirt. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha, sesa kongresi i Manastitir, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim. Pra Përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi i me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet. Po nga se do e mbrojmë gjuhën shqipe. Përgjigja është shumë e thjeshtë.”

“Është konsum marramendës për të komunikuar. Dhe distanca është zeruar. Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për të forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ që është përfshirë gjithë bota dhe padyshim që edhe ne jemi thellësisht të përfshirë.” u shpreh Rama.

/abcnews.al/