Pasagjerët e autobusit në Melburn, Australi nuk u besonin syve kur kuptuan se një çift po bënte seks në sediljet e pasme.
Madje, një nga pasagjerët e autobusit ka regjistruar në video çiftin duke kryer akte seksuale në publik.
Ndonëse disa nga pasagjerët, sipas Daily Mail , u shtirën si indiferentë, nuk munguan edhe nga ata që “shpërthyen” me atë që panë duke u shpalosur para syve.
” Dëgjo, miku im, nuk mund të bësh seks në autobus “, dëgjohet njëri prej tyre duke i bërtitur çiftit, i cili nga ana e tij pretendoi – për të justifikuar aktin e tij – se burri është i pastrehë dhe autik.
“ Nuk më intereson nëse je i pastrehë. Nuk ju lejohet të bëni seks në autobus. Nuk më intereson nëse je autik. Zbritni nga autobusi dhe bëni seks diku tjetër ”, u përgjigj pasagjeri i zemëruar.
Vihet re se sipas ligjit australian fyerja e imazhit publik dënohet me burgim deri në dy vjet. /abcnews.al/