Moderatorja e dashur sportive Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Thumb”, nuk ka preferuar të flasë shumë gjëra për jetën e saj private. Ajo është ndalur tek martesa e saj e parë nga e cila ka sjellë në jetë edhe një vajzë. Për Fatmën dhe Aulonë, ajo ka treguar se pse gjithmonë e ka mbajtur larg syrit të publikut jetën e saj private.
“Unë edhe kur kam qenë e martuar nuk bëja pjesë në lajmet rozë sepse nuk kam qenë nga këto që gjeta burrë eja shikoje, shikoni sa unazë të bukur më dhuroi, shikoni ku po i bëj pushimet. Në atë kohë nuk kishte portale, por kishte revista kishte gazeta. Madje mua më bëntë përshtypje që kishte këngëtare që vinin në lokalin e ish-bashkëshortit tim dhe i kapte paparaci. Unë isha çdo ditë dhe çdo javë aty dhe nuk më kapte ndonjëherë paparaci. Dhe vinte ndonjëra dhe e kapte menjëherë , pra ka pasur gjëra por gjithmonë e kam pasur jetën time larg dhe shumë hermetike. Unë nuk kam bërë dasmë herën e parë dhe kështu që e kam një “peng” , dhe nëse do vijë dikush në jetë do kisha dëshirë të bëja dasmë”./abcnews.al