Me rastin e festimeve të 1 Qershorit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjedhur të zhvilloje aktivitete me të vegjlit e shtëpive të fëmijëve, si dhe ka vizituar fëmijët në Pediatri. Në fjalën e saj tek Shtëpia e fëmijëve “Hanna dhe Rozafa” dhe “Zyber Hallulli”, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se: “Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familjeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur, për t’u ofruar kujdes alternativ, nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare”. Me rastin e 1 Qershorit, Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e pranishme dhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik në QSUT, ku u uroi fëmijëve shërim të shpejtë. Manastirliu bëri apel që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për kujdesin social dhe shëndetësor të fëmijëve, që ata të rriten të lumtur dhe pa u munguar asgjë./ABC News Albania 24/7