“Dita pa makina “ shënoi një bum makinash dhe trafik të rënduar në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës më 1 qershor rikthej diën pa makina, por qytetarët e shumtë thonë se nuk ishin në dijeni dhe për orë të tëra qëndruan të bllokuar në trafikun e rënduar të rrugëve të kryeqytetit.
Megjithëse Bashkia e Tiranës e kishte lajmëruar 1 qershorin si dita pa makina duke dhënë edhe detaje për shmangiet e rrugëve, shumë qytetarë nuk ishin në dijeni dhe makinat ishin të shumta në rrugët e kryeqytetit.
Ka nga ata të cilët ishin në dijeni, por shkak të largësisë nuk e shmangnin dot makinën.
Akset e ndryshme rrugore në Tiranë ishin bllokuar për shkak të aktiviteteve të shumta organizuar për festën e fëmijëve. Nga ana tjetër qytetarët ankohen për trafikun e rënduar dhe kohëzgjatjen e përshkrimit të rrugëve të shkurtra për mbi 30 minuta.
Bashkia e Tiranës e riktheu më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. /ABC news Albania 24/7