Një aksident i rëndë ku janë përfshirë dy metrobusë ka shkaktuar 99 të plagosur në Stamboll, Turqi. Aksidenti i pazakontë u regjistrua në një autostradë, sipas Anadolu Agency. Dy metrobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie. Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, tha prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit. /abcnews.al