Vlorë, turistët nga Italia dhe Rusia shijojnë kohën me diell dhe plazhin

schedule15:20 - 1 Qershor, 2019

schedule 15:20 - 1 Qershor, 2019

Me rritjen e temperaturave ka nisur plazhi në bregdetin e Vlorës. Turistët e parë kanë mbërritur nga Kosova, Italia dhe Rusia.

Qershori shënon edhe fillimin e sezonit të verës. Bregdeti i Vlorës ka nisur të frekuentohet. Banorët e këtushëm kur shohin kohë me diell vrapojnë drejt plazhit.

“Plazhi dhe deti është i lidhur me ne vlonjatët, ne po nuk dolëm nga plazhi nuk rrimë dot në shtëpi”.

Edhe turistë nga Kosova, Italia dhe deri në Rusi kanë nisur pushimet. Mendojnë se kalohet bukur në Vlorë, por ka ende për t’u përmirësuar.

“Deti është shumë i bukur, është në ndërtim po zhvillohet shumë krahasuar me 2006 kur kam qenë për herë të parë”.

“Vlora është shumë e bukur për ta vizituar dhe bërë plazhin”.

Familjarët preferojnë qershorin pasi nuk ka fluks.

“Mirë shumë është, cdo vit është më mirë”.

Të tjerë presin një rritje të temperaturave për të nisur plazhin.

“Është koha që e ka prurë me vonesë”.

Gazetar ABC News: Elton Nika

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!