Shehi: Hoxhallarin nuk e kemi zëvendësuar, nuk flas për Shkëndijën

schedule19:11 - 9 Shtator, 2022

schedule 19:11 - 9 Shtator, 2022

Tirana përballet me Kastriotin nesër dhe trajneri Orges Shehi foli për mediat: “Rezultatet me Kastriotin vjet? Këto janë statistikat, jemi të vetëdijshem për forcën e kundërshtarit, në fushën e tyre i bejnë detyrat mjaft mirë. Na pret një ndeshje e rëndësishme”.

“Jemi të kënaqur me lojën në fushë. Skuadra është 50% e re. Lojtarët kanë ardhur vonë dhe nuk kemi pasur shumë kohë për punë, ndryshe nga vjet që punuam 3 muaj të plota. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim.

Vendin e Hoxhallarit akoma nuk kemi arritur ta stabilizojmë sepse na ka lënë një boshllëk të madh. Në Europë u munduam të afrojmë lojtar me karakteristika të tilla pasi është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga poshtë. Kemi ndryshuar disa herë dhe herë pas here ka funksionuar, ne do të vazhdojmë të punojmë për stabilizimin e mbrojtjes”.

“Mungesat? Hussein stërvitet vecvmas, ndërsa Limaj po merr formën e tij. Pas Europës qëndroi një muaj jashtë. Tani është bashkuar me grupin dhe së shpejti do të vijë në formë të mirë së bashku me lojtarët e rinj”.

“Oferta e Shkëndijës? Sot jemi para ndeshjes. Deri me 31 maj jam trajner i Tiranës. E kam të ngulitur në mendje mjaft mirë, pasi pas ndeshjeve të Europës kërkoja që të bëhej një ndryshim për të marrë përgjegjësitë e skuadrës. Nuk është momenti për të folur për këtë, pasi fokusi është 100% në ndeshjen nesër”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!