Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Rama mendon se i lau duart

schedule18:30 - 9 Shtator, 2022

schedule 18:30 - 9 Shtator, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për Ervis Martinajn.

Në një takim me mbështetësit e tij në Prrenjas, Berisha tha se Rama nuk respektoi ligjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.

“Unë nuk kam asnjë sentiment se unë nuk e njoh fare atë Drejtorin e Policisë., por të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, tregon që ti nuk respekton ligjin. Pastaj e mbyll në fund duke pyetur, pas një muaji ti kërkon pas një muaj që është zhdukur, të sqarohet çështja Ervis Martinaj. Të gjithë e dinë që ai ishte biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit. E dinë të gjithë se kush i luante bastet, këta të dy ishin. Zhduket njëri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij merrej me bastet. Ky mendon se i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha. /abcnews.al