Nëse koha kur një çift martohet nuk përcakton nëse do të jenë të lumtur apo jo, studimet tregojnë se mosha mund të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Hulumtimi, i publikuar në Couple and Family Psychology, zbuloi se mosha ishte ndër faktorët kryesorë të divorcit. Të gjithë pjesëmarrësit u divorcuan dhe iu përgjigjën pyetjeve rreth arsyeve që çuan në ndarjen e tyre. Atyre iu dha një listë e problemeve të zakonshme të marrëdhënieve dhe duhej të përgjigjeshin me një ‘po’ ose një ‘jo’. Mosha mesatare në të cilën shumica e pjesëmarrësve u martuan ishte 23 vjeç.
Rezultatet treguan se shumica e njerëzve e konsideronin moshën një arsye serioze për divorc. 45% u përgjigjën “po” kur u pyetën nëse ky ishte një faktor kryesor në prishjen e martesës së tyre. Në një përqindje prej 61.1%, një pjesëtar i çdo çifti e konsideronte një arsye serioze, ndërsa në 23.7% të dy i kushtonin rëndësi të madhe moshës për ndarjen e tyre.
Në komentet që kanë lënë disa prej të divorcuarve, kanë theksuar se e kanë njohur partnerin e tyre për një kohë para se të marrin vendimin për një angazhim kaq të madh, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë besuar se po t’i kishin dhënë pak kohë lidhjes, do të kanë marrë një vendim më të pjekur për partnerin që do të zgjidhnin për jetën e tyre.
Një studim tjetër, megjithatë, zbuloi se gjasat për divorc ulen kur martoheni në të 20-at deri në fillim të të 30-tave. Sipas studiuesit, gjasat për divorc rriten kur martoheni në fund të të 30-ave deri në fillim të të 40-tave. /abcnews.al