Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

schedule19:49 - 8 Shtator, 2022

schedule 19:49 - 8 Shtator, 2022

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, reagoi ndaj lajmit se Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare, duke thënë se zemrat dhe mendimet e amerikanëve shkojnë për familjen dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Zemrat dhe mendimet tona shkojnë për anëtarët e familjes së Mbretëreshës, shkojnë për popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Nuk dua të flas përpara se asaj që do të thotë Presidenti”, tha Jean-Pierre në fund të fjalimit.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, në Kështjellën Balmoral në Skoci.

Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. /abcnews.al