Orë kritike për Mbretëreshën Elizabeth, reagime nga politikanët dhe zyrtarët anembanë botës

schedule19:19 - 8 Shtator, 2022

schedule 19:19 - 8 Shtator, 2022

Familja mbretërore e Britanisë nxitoi të ishte me Mbretëreshën Elizabeth pasi mjekët thanë se ishin të shqetësuar për shëndetin e monarkes 96-vjeçare të enjten dhe thanë se ajo duhet të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.

Politikanët dhe zyrtarët anembanë botës kanë reaguar lidhur me shëndetin e Mbretëreshës.

Kryeministrja britanike Liz Truss

“I gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Buckingham Palace. Mendimet e mia dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar  janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë.”

Udhëheqësi i opozitës Keir Starmer

“Së bashku me pjesën tjetër të vendit, unë jam thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Buckingham Palace këtë pasdite. Mendimet e mia janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë, dhe unë bashkohem me të gjithë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar duke shpresuar për shërimin e saj.”

Udhëheqësi i opozitës liberale demokrate Ed Davey

“Mendimet dhe lutjet e të gjithë kombit janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj, ndërsa ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi për shërimin e saj të plotë”.

Ministrja skoceze Nicola Sturgeon

“Të gjithë ne ndihemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për shëndetin e Madhërisë së Saj. Mendimet dhe dëshirat e mia janë me Mbretëreshën dhe të gjithë familjen mbretërore në këtë kohë.”

Ministri i parë i Uells Mark Drakeford

“I shqetësuar pas lajmeve nga Buckingham Palace. I dërgoj urimet më të mira Madhërisë së saj dhe familjes së saj në emër të popullit të Uellsit.”

Krypeshkopi i Canterbury Justin Welby

“Lutjet e mia dhe lutjet e njerëzve anembanë @churchofengland dhe kombit, janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën sot. Prezenca e Zotit le të forcojë dhe ngushëllojë Madhërinë e saj, familjen e saj dhe ata që kujdesen për të në Balmoral.”

Presidenti i Konferencës së Ipeshkvijve Katolike të Anglisë  dhe Uellsit, Kardinal Vincent Nichols

“Jam i shqetësuar të dëgjoj lajmet për shëndetin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Unë bëj lutjet e mia për të dhe familjen e saj. Bekimet e Zotit e forcojnë dhe ngushëllojnë atë dhe familjen e saj.”

Kryetarja e Parlamentit Lindsay Hoyle

“E di që flas në emër të të gjithë Dhomës kur them se i dërgojmë të gjitha urimet më të mira Madhërisë së Saj Mbretëreshës”.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric

“Mendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres janë me Mbretëreshën, familjen e saj dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë kohë”.

Mendimet e Presidentit Biden janë me Mbretëreshën – zëdhënësi

“Shtëpia e Bardhë ka thënë se mendimet e presidentit amerikan Joe Biden janë me Mbretëreshën dhe familjen e saj.”

Kryeministri i Kanadas Justin Trudeau

“Mendimet e mia dhe mendimet e kanadezëve anembanë vendit janë me Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II në këtë kohë. Ne i urojmë shëndet dhe i dërgojmë më të mirën familjes mbretërore.”

Guvernatori i përgjithshëm i Australis David Hurley

“Pas lajmeve nga Buckingham Palace dhe në emër të të gjithë australianëve, mendimet dhe lutjet e Guvernatorit të Përgjithshëm dhe zonjës Hurley janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen mbretërore në këtë kohë”.

Udhëheqësi republikan i senatit të SHBA, Mitch Mcconnell

“Mbretëresha është një shembull i lidershipit të qëndrueshëm dhe një figurë e dashur në mbarë botën. Ajo ka qenë një mike historike e Shteteve të Bashkuara. Dekadat e mbretërimit të saj kanë parë një thellim të marrëdhënieve midis dy vendeve.”

Ambasadorja e SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar Jane Hartley

“Unë bashkohem me popullin e Mbretërisë së Bashkuar, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë botës për t’i dërguar mendimet dhe lutjet tona Madhërisë së Saj Mbretëreshës dhe familjes së saj.”