Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë. Aktori dhe partnerja e tij, Riko Shibata mirëpritën një vajzë të cilën e kanë quajtur August Francesca Coppola Cage, të mërkurën. Vogëlushja ka ardhur në jetë të mërkurën, më 7 shtator, në Los Anxhelos, konfirmuan burime pranë çiftit.

“Nicolas dhe Riko janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre. Nëna dhe vajza janë mirë”, tha burimi për revistën People. Vogëlushja është fëmija i parë i Rikos dhe i treti për aktorin e famshëm, pasi ai tashmë është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, nga lidhjet e mëparshme.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(574x0:576x2):format(webp)/nicolas-cage-741257c34c0645b9a3d620274177a8eb.jpg)
/abcnews.al

