Mbretëresha Elizabeth në gjendje të rëndë, Harry dhe Meghan Markle nisen drejt Skocisë

schedule15:09 - 8 Shtator, 2022

schedule 15:09 - 8 Shtator, 2022

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë udhëtuar drejt Skocisë për të parë Mbretëreshën Elizabeth, raporton BBC.  Mediat e huaja raportojnë se monarkia britanike është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbretëresha thuhet se ndodhet në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral.

Kalaja ndodhet në Aberdeenshire, Skoci. Ajo ka qenë një rezidencë mbretërore për më shumë se 150 vjet, dhe u përdor për herë të parë si një shtëpi pushimi nga Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert. Thuhet se është një nga rezidencat e preferuara të Mbretëreshës dhe ka kaluar shumë kohë atje gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë që Duka dhe Dukesha e Sussex-ti kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me anëtarët e tjerë të familjes pasi hoqën dorë nga rolet mbretërore. Çifti, i cili tashmë jeton në SHBA, ka qenë ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Më pas shkuan në Gjermani për Lojërat Invictus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!