Beniada Nishani ka marrë së fundmi vëmendjen pasi mori pjesë në festivalin e Filmit në Venecia. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, të krijuar nga Lia Stublla. Marrë shkas nga ky festival, modelja shqiptare është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një foto nga fëmijëria.
Ajo shprehet se fotoja është shprehur gjatë një festivali të organizuar nga shkolla. Me shaka, ish banorja e Big Brother VIP shton se nuk ia kishte idenë se çfarë ka kënduar sepse kënga “Parfumi”, hiti i Sinan Hoxhës që këndoi kur ishte brenda shtëpisë së famshme, nuk kishte dalë akoma.
“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha. Shihemi së shpejti me një këngë”, ka shkruar Beniada.
/abcnews.al