Semi Japuaj ishtë një ndër artistet që performoi mbrëmë në koncertin e “Sheshit Skënderbej”, me të ftuar kryesore Rita Orën. Së bashku me disa këngëtare të tjera si Kida dhe Ronela Hajati, ish-banorja e Big Brother VIP u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saj.
Teksa po këndonte këngën e famshme “Jetike”, me të cilën mori pjesë në Kënga Magjike, Semi u emocionua ndërsa shfaqet me lot në sy. Megjithatë, duket se kanë qenë lot gazimi pasi si duket ajo është prekur nga fakti se të gjithë po këndonin baladën e saj.