Grabitësi rreh 91-vjeçaren dhe i rrëmben 250 eurot e pensionit

schedule08:42 - 7 Shtator, 2022

schedule 08:42 - 7 Shtator, 2022

Një grua 91-vjeçare në zonën e Artës ka përjetuar momente tmerri dhe ankthi, kur një burrë i panjohur ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e ka rrahur për t’i vjedhur kursimet e saj të pakta.

Të moshuarën fatkeqe sapo e kishte zënë gjumi mbrëmjen e së hënës, kur autori ka shkuar papritur në shtëpinë e saj  dhe ka ushtruar dhunë fizike përpara se t’i kërkonte paratë.

E frikësuar, e moshuara i ka treguar se ku i mbante lekët e mbetura nga pensioni dhe grabitësi i ka rrëmbyer 250 euro duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

E plagosura është dërguar nga fqinjët e saj në spitalin e Artasit ku po mjekohet jashtë rrezikut për jetën dhe ka dhënë një deklaratë në Policinë e Sigurimit duke dhënë përshkrimin e autorit, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit vijojnë. /Abcnews.al/