A ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Meta në “Log.”: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve duhet të shkojnë në burg, kjo është e vërteta
Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për akuzat se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dhe se ka spiunuar shokun e klasës.
Lidhur me këtë temë, redaktorja e “Log.” Elona Gjylmi ka zbuluar disa detaje se çfarë përmban dosja, nga ku mazhoranca ka nisur dhe akuzat ndaj ish-Presidentit Ilir Meta.
Gjylmi tha se në dosje përmenden 3 emra zoti Talo që ka qenë i përndjekuri nga Sigurimi i Shtetit, emri i dytë është Ilir Meta dhe i treti një tjetër I.M.
Sipas Gjylmit në dosje mungon atësia e personit me emrin Ilir Meta, që do të thotë se ish-Presidenti mund të mos ketë lidhje me akuzat, pasi në të njëjtën klasë me të ka qenë dhe një tjetër Ilir Metaj.
Lidhur me këtë çështje ish-Presidenti tha se kjo është një shpifje e ulët e mazhorancës dhe se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve meritojnë të shkojnë në burg.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Elona Gjylmi është redaktorja e re e “Log.”, ajo ka marrë disa informacioni mbi atë se çfarë shkruhet në dosje. Elopna mund të na zbulosh diçka nga ajo që ju dini?
Gjylmi: Bëhet fjalë për zotin Talo, mënyra se si ai është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Në këtë dosje figurojnë dy shokët e tij si Ilir Meta dhe Ilir Murati, si dy shokët që e kanë spiunuar tek Sigurimi i Shtetit. Por në atë dosja mungon atësia e zotërinjve, dhe në të njëjtën klasë me zotin meta ka qenë një tjetër Ilir Metaj.
Meta: Kjo është poshtërsia e anëtarëve aktualë të Autoritete të Dosjeve të cilët përdoren nga Edi Rama dhe ky i Bashkisë, që nxjerrin emrat të njerëzve të cilët kanë fëmijë sot, kanë jetën e tyre, nuk merren me politikë, vetëm e vetëm për të manipuluar dhe goditur politikisht Ilir Metës.
Xhafo: Thelbi që Elona tha se keni qenë në klasë dy Ilir Metaj dhe një I.Murataj, nuk po ju fajëson juve.
Meta: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot, shpresoj që Prokuroria ta bëjë së shpejti. Imagjinoi kur ata i bëjnë këtë falsifikime për Ilir Metën, sepse çdo gjë ka nisur me një e-mail nga SHBA, ku thoshte se një dorë e mistershme e ka shpëtuar. Por në fakt ajo dorë e mistershme është ajo që ka bërë gjithë këtë falsifikim. E gjithë ajo dosje ndjekjeje e zotërisë F.T shyqyr se do e kishin zhdukur. Ai zotëria nuk ka pranuar që do të arratisej, ata i kanë nxjerrë përgjimet, dhe ky zotëri tregon pastaj se me kë ka folur. Ai tregon se ka folur me dy shokë në konvikt, unë nuk kam jetuar në konvikt. Kjo është deklarata, këtu keni dhe për ushtarin e Sarandës.
Xhafo: Si e keni siguruar dosjen?
Meta: Nga personi mo që i ka dalë emri. Pa u de klasifikuar personit i ka dalë emri për arsye sepse donin të më godisnin mua. Zotëria vajti sipas ligjit, i dhanë dosjen,. Vetëm këto janë autentike me dorën e tij, të tjerat janë letra bakalli. Kjo është ajo që ka thënë zotëria kur është ndaluar. Nuk e di ky se kush e ka përgjuar dhe kush e ka vënë përpara e dinë këta. Të vijmë tek rasti konkret, pas emrit atje këta kanë shtuar edhe Ilir Metën. Këto që kanë bërë këta edhe një fëmijë nuk i bën. Kalojmë tek çështja konkrete, nuk mund të ketë kurrë një bashkëpunëtor me emër dhe mbiemër, nuk ka as të ndjekur me emër e mbiemër. Janë kartelat atje ku janë 25 dosje, është emri, mbiemri, kombësia, shtetësia, emri i babait. Edhe po të dojë njeri të zhdukë një dosje nuk e zhduk dot. E gjitha kjo është një palaçollëk.
/T.H/Abcnews.al/