Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se lideri koreanoverior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin dhe zhdukjen nga skena politike të zyrtarëve më të lartë që morën pjesë në samitin e dështuar të Hanoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas dështimit të samitit të dytë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Hanoi, presidenti koreanoverior Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e zyrtarëve të cilësuar si përgjegjës. Kryenegociatori Kim Hiok-col është ekzekutuar në muajin mars, ndërsa Kim Jong-col, ish-krahu i djathë i Kim ka përfunduar në një kamp riedukimi. Lideri suprem nuk ka kursyer as motrën e tij të vogël, së cilës I është këshilluar të mbajë një profil të ulët në publik.
Kim Hiok-col, homolog i përfaqësuesit të veçantë amerikan për Korenë e Veriut Stefen Biegun, përfundoi para toghës së pushkatimit së bashku me katër zyrtarë të tjerë, me akuzën se kishte spiunuar për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është publikuar nga e përditshmja e Seul, sipas së cilës Kim Jong-col, përkthyes i sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo të cilin e takoi dhe në Uashington, është dënuar me punë të rëndë në një provincë; ndërsa një përfaqësues i departamentit të frontit të përbashkët ndodhet në një kamp për të burgosurit politikë.
Fat të njëjtë ka pasur dhe përkthyesja e liderit koreanoverior, e cila u akuzua se kishte njollosur autoritetin e Kim për një gabim gjatë punës së saj në përkthim. Të gjithë këta persona nuk ishin në delegacionin koreanoveroor që mori pjesë në samitin mes Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin në Vladivostok. /ABC News Albania 24/7