Policia Italiane arreston 4 shqiptarë në Firence

schedule15:35 - 31 Maj, 2019

schedule 15:35 - 31 Maj, 2019

Një operacion i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, ka çuar në prangosjen e 5 personave, të cilët ishin përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese Italiane kanë prangosur 5 persona me vendim të Gjykatës së Firences.

Ata janë identifikuar si anëtar të një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku prangosjet janë kryer në të dy vendet njëkohësisht.

Arrestimet u bë në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, ku u përfshinë edhe Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Siç njofton policia, në qytetin e Vlorës u ndalua një 50-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “arrest me burg” të vendosur më herët nga gjykata e Firences.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacion policor ndërkombëtar u kodua “SABBIA”, ndërsa u përfshinë një numër i lartë i punonjësve të policisë, Shqiptare dhe asaj Italiane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!