Skuadra e Kukësit e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin këtë sezon teksa në 3 ndeshje kanë vetëm 1 pikë, duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.
Kjo ka bërë që tek verilindorët të mos jetë aspak një situatë e qetë dhe sipas “Panorama Sport” raportohet se drejtuesit e klubit kanë pezulluar Pero Pejic.
Klubi duket se ka marrë këtë vendim pas disa kontestimeve me kroatin lidhur me çështjet e skuadrës dhe paraqitjet e saj në fushë, me kohën e pezullimit që mbetet e ende e paqartë.
Në këto kushte mbetet për tu parë nëse këto masa do të ndikojnë në ecurinë e skuadrës për ndryshimin e situatës që në ndeshjen e kësaj jave ku Kukësi do të përballet me Teutën në transfertë. /f.a/abcnews.al