Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Korçë ka bllokuar një sasi të madhe produktesh të skaduara.
Mësohet se janë sekuestruar 11 tonë erëza të ndryshme, 8 tonë mish dhe 1700 pije energjike të cilat po tregtoheshin, edhe pse u kishte skaduar afati i konsumit.
Aksioni është kryer ne subjekte të ndryshme tregtare dhe magazina të Korçës.
Produktet e bllokuara do të asgjësohen në landfillin e qytetit./ABC News Albania 24/7

