Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike i ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Dimërore, që janë në plan të mbahen në Korenë e Jugut.
Njoftimi erdhi pas takimit të bordit ekzekutiv të Komitetit në Zvicër, lidhur me akuzat se atletët rusë ishin përfshirë në një fushatë dopingu me mbështetjen e qeverisë në Lojërat Olimplike “Soçi 2014”.
Por Rusia ka mohuar vazhdimisht të jetë përfshirë në një operacion dopingu.
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike i ka hequr tashmë 11 medalje Rusisë, të fituara në Olimpiket e Soçit dhe ka i ndaluar 20 atletëve rusë pjesëmarrjen përjetë në Lojërat Olimpike./abcnews.al