Cikloni Oki ka shkaktuar 39 viktima dhe 167 të zhdukur gjatë kalimit të tij në Indi. Ministria e jashtme indiane ka bërë të ditur se 10 viktima ishin në Tamil Nadu, ndërsa 29 të tjerë humbën jetën në Kerala. Ndërsa në det janë shpëtuar deri tani mbi 500 peshkatarë. Cikloni, bëhet e ditur se ka humbur intensitetin, duke u transformua në një stuhi tropikale, para se të godiste mbi Guajarat.
Situata në Indi po bëhet gjithmonë e më dramatike, për shkak të kaosit dhe numrit ende të papërcaktuar qartë të personave të zhdukur pas goditjes së ciklonit./abcnews.al