Në një vjedhje mjaft e pazakontë, ka ndodhur në Patras. Një 29-vjeçar në Patras ka hyrë në një farmaci në orët e vona të pasdites së së mërkurës dhe ka vjedhur të gjithë viagrat!
Farmacia , ndodhet në rrugën Akrotiriou. I riu ka hyrë në ambientet e brendshme, në prani të klientëve dhe stafit dhe ka vjedhur dhjetëra kuti me pilulën blu. Duhet theksuar se ndonëse ka zbrazur raftin me produktin konkret, nuk ka shkuar për asnjë moment në kasë për të vjedhur faturat.
Menjëherë janë mobilizuar autoritetet policore të cilat e kanë lokalizuar dhe arrestuar.
/Abcnews.al/