IKMT prish pishinat tek “Prestige Resort”, Tabaku: Presioni ndaj mediave, tipari tipik i regjimeve autokratike

schedule13:40 - 2 Shtator, 2022

schedule 13:40 - 2 Shtator, 2022

IKMT nisi sot një ndërhyrje për prishjen e pishinave në “Prestige Resort”, për shkak se pretendon të jenë pa leje.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me aksionin duke u shpreh se presioni ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj mediave, janë një tipar tipik i regjimeve autokratike

Postimi i plotë:

Pamjet e mengjesit të sotëm me policinë e shtetin pranë një biznesi privat të grupit të mediave News 24 dhe Panorama ishin trishtuese dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisjes!

Historia e qeverisë që turret për të shembur biznese që deri dje i ka konsideruar mikpritëse vetëm përse linjat editoriale të mediave nuk ndjekin urdhrat e qeverisë është një film parë më herët.

Një film që ka shkuar deri në gjykatën e Arbitrazhit dhe që ka sjellë më tej një media përherë e më të kapur dhe vetëcensuruar.

Fatkeqësisht qeveria vazhdon të përdorë mjete totalitare për të vendosur drejtësinë e saj vetëm përse media nuk i përgjigjet interesit dhe oreksit të qeverisë. Kjo është tragjedia e lirisë së medias dhe lirisë së bërit biznes ne Shqiperi!

Sulmet politike ndaj biznesit e medias, presioni ndaj gazetarëve, ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin është tipari tipik i regjimeve autokratike! Kjo që po ndodh sot, nesër mund ti ndodhë kujtdo! Nesër vjen te dera jote!

/abcnews.al/