FSK nis stërvitjet me armatimet e reja, Mehaj: E gatshme për çdo mision

schedule18:36 - 1 Shtator, 2022

schedule 18:36 - 1 Shtator, 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka deklaruar se Ushtria e Republikës së Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shtuar se Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj. FSK ka nisur kështu stërvitjet e armatimet e reja.

“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”, deklaroi ai.

“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka përfunduar Mehaj. /abcnews.al