Ditën e sotme është bërë përurimi i Abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij në këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se një brez i ri po fillon rrugën e dijes me një abetare të përbashkët unike, duke materializuar frymëzimin e trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur.
Kurti u shpreh i lumtur për këtë arritje dhe që sot nxënësit kanë në duar Abetare e përbashkët.
“Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë. Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve, kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona”, shtoi më tej ai. /abcnews.al