Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, ndër vendet më të paqta në botë/ Renditet e dyta në rajon, pas Malit të Zi. Në vendin e 36-të, ndër 163 shtete

schedule13:43 - 17 Qershor, 2026

schedule 13:43 - 17 Qershor, 2026

Shqipëria, një nga vendet më paqësore në botë. Instituti për Ekonomi dhe Paqe vlerëson Shqipërinë me notën vend paqësor me nivel të lartë, duke e renditur në vendin e 36-të nga 163 vende të botës.

Në harkun e 1 viti nga indeksi i fundit i këtij institute, Shqipëria përmirësohet me 7 vende në renditje, duke barazuar Italinë, madje duke lënë pas Greqinë e vendit të 53.

Në rajon, Shqipëria është vendi i dytë më paqësor pas Malit të Zi i vendit të 30-të. Kosova mbetet në vendin e 54-t pa përmirësim, kurse Serbia ngjitet me 5 vende në renditje, por mbetet vendi më pak paqësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor me nivel mesatar.



Në nivel global, Islanda mbetet vendi më paqësor nga botë, ndjekur nga Zelanda e Re dhe Zvicra. Më jo paqësor, në vend të fundit mbetet Rusia, Sudani dhe Kongo, Kurse Ukraina ka shënuar përmirësim me 2 vende, por për shkak të konfliktit mbetet në zonën e rrezikshmërisë së lartë.

Përmirësimin më të madh në 1 vit e mban Polonia, e cila është ngjitur në vendin e 22 duke kapërcyar 23 vende, pasuar nga Gaboni, Lesoto, Turqia me 8 vende dhe Ukraina me 2 vende.

Kurse përkeqësimin më të madh e mbajnë Nepali, Çadi, Pakistani, Kongo dhe Tanzania.

Nuk ka kaluar pa pasoja edhe konflikti në Lindjen e Mesme. SHBA renditet e 134-ta në botë me nivel paqeje të ulët, në të njëjtën kategori edhe Irani në vendin e 144. Kurse Izraeli konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë në vendin e 159.

Për vlerësimin e nivelit të paqes, ky Institut studion trendin e të gjitha vendeve nga viti 2008 deri në vitin 2026, bazuar tek siguria, mbrojtja, stabiliteti ekonomik dhe sa ndikojnë në secilin vend konfliktet rajonale ndër vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!