Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, ku pas transferimeve të si Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella e Wesley Fofana e Raheem Sterling duke e përforcuar ekipin për sezonin e ri, blutë e Londrës do të bëjnë edhe goditjen e fundit.
Gjiganti anglez ka bërë një ofertë të lartë në drejtim të Ajaxit për mesfushorin meksikan Edson Alvarez.
Mediat angleze dhe ato holandeze kanë konfirmuar se Chelsea ka ofruar rreth 50 milionë euro për afrimim e mesfushorit me tipare mbrojtëse në “Stamford Bridges”.
Ajax ka refuzuar fillimisht ofertën e Chelseat, por vet futbollisti po i bën presion klubit të gjej një marrëveshje me blutë pasi dëshiron transferimin në Londër.
Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe në Angli janë të bindur se Alvarez do të bashkohet me Chelsean.
The Blues janë të gatshëm të përfshijnë edhe marokenin Hakim Ziyech në ofertë për Alvarez.
Në rast se zyrtarizohet ky transferim, atëherë 24-vjeçari Alvarez do të bëhej meksikani më i shtrenjtë në histori duke kaluar Hirving Lozanon i cili i kushtoi Napolit 45 milionë euro në vitin 2019. /f.a/abcnews.al