Kishte dalë në rrugë për t’i dërguar ushqim fëmijëve në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Levan-Tepelenë

schedule07:28 - 31 Gusht, 2022

schedule 07:28 - 31 Gusht, 2022

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Levan-Tepelene në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Uniformat blu njoftojnë se viktima është një 75-vjeçar, banues  në Cakran, Fier.

Abcnews.al mëson se i ndjeri Hysen Rucaj kishte dalë në rrugë për të gjetur një automjet me të cilin do të dërgonte ushqime për të afërmit (fëmijët) në Tiranë.

Ndërkohë shoferi i makinës tip “Jeep”  është shoqëruara në komisariat. Mësohet se drejtuesi i mjetit është 49-vjeç, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/