Ka rënë në prangat e policisë personi i pestë i grupit që përdhunuan në një park të miturën 11-vjeçare mbrëmjen e së shtunës më Prishtinë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u arrestuan katër anëtarët e tjerë të grupit, mes tyre 3 fëmijë.
Ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë ka shkaktuar neveri te opinioni publik, teksa janë paralajmëruar protesta.
Sipas denoncimit të së miturës, grupi prej pesë personave e kanë marrë me dhunë të miturën në makinë, më pas e kanë rrahur dhe përdhunuar njëri pas tjetrit.
Në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç.
Ndërsa 2 të miturit e tjerë janë dërguar në komisariat, shkruan Express.
Sipas prokurorisë, Ekrem Rexhepi “në databazën e policisë dhe prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe po ashtu edhe për shumë vepra penale tjera”, transmeton Gazeta Express.
Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar, i cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk është gjetur.
“Lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, ka njoftuar policia mbrëmjen e së hënës.
Sipas dosjes se Prokurorisë, e mitura ka thënë se 5 burrat e rrahën dhe e përdhunuan në grup për 7 orë. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë
Ndërsa në Kosovë janë paralajmëruar protesta për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren si edhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë për të evituar abuzime të tilla në të ardhmen./abcnews.al/