Dafina Zeqiri ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku një 11 vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 burra në një park të Prishtinës. Kjo ngjarje solli reagimin e shumë personazheve publikë, të cilët kërkonin publikimin e identitetit të plotë të pesë autorëve.
Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur. “Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo duke shtuar se ndihet keq nga disa njerëz që e kanë paragjykuar ngjarjen.
“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote” shkruan ajo. “Unë po luftoj të them fjalët që dua të them. Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridheni n’clube? Nuk ke të drejtë të marrësh atë që nuk të përket.”, shton ajo.
@dafinapipinazeqiriIm struggeling to even say the words i want to say thats how mad, sad, I am! Stop this bullshit “kqyre qysh pk veshni? Po qitni kong sexy? Pe dridhni botht n’cllube” u dnt have the RIGHT to TAKE WHATS NOT URS EDHE PIKE!!!!!♬ original sound – Dafina Zeqiri