Vendet anëtare të BE-së, të dyzuara për ndalimin e vizave për rusët

schedule11:43 - 30 Gusht, 2022

schedule 11:43 - 30 Gusht, 2022

Gjermania dhe Franca kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët kundër ndalimit të vizave turistike për rusët, duke thënë se një hap i tillë do të ishte kundërproduktiv, shkruan The Guardian.

Ndalimi i vizave turistike do të jetë në qendër të një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut në Pragë të martën dhe të mërkurën, ndërsa ata do të diskutojnë se çfarë hapash të mëtejshëm mund të ndërmarrin për të sanksionuar Rusinë për pushtimin e saj gjashtëmujor të Ukrainës.

Ministrat e Mbrojtjes ka të ngjarë të bien dakord në parim për hapin më pak të diskutueshëm të organizimit të misioneve të përbashkëta stërvitore ushtarake për trupat ukrainas.

Të tjerë, veçanërisht vendet anëtare lindore dhe nordike, kanë argumentuar fuqishëm për ndalimin e vizave.

Është shumë provokuese për mua që shoh burra rusë në plazhet europiane në Europën Jugore dhe në të njëjtën kohë burra ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç që nuk mund të largohen as nga vendi i tyre, por duhet të luftojnë për lirinë e tyre.

Ne mendojmë se është e drejtë që ne së bashku në Europë mund të kufizojmë turistët nga Rusia dhe kjo do t’i dërgonte një mesazh të qartë Putinit,” tha Ministri i Jashtëm i Danimarkës Jeppe Kofod  javën e kaluar.

Rusët kryesisht hyjnë në BE përmes kufijve tokësorë të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Finlandës, tha javën e kaluar ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis , duke shtuar se këto vende mund të marrin vendime vetë nëse BE-ja nuk bie dakord.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!