Në javën e kaluar, Liverpool shkatërroi me 9 gola skuadrën e Bournemouth. Një rezultat i thellë nga të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët nxorën kështu “mllefin’ e ndeshjeve të para të Premier League ku nuk ia kishin dalë të siguronin fitoren në 4 ndeshje.
3 ditë pas kësaj humbje skuadra e Bournemouth ka marrë masa dhe ai që e ka pësuar është trajneri, Scott Parker.
41-vjeçari është shkarkuar zyrtarisht pas kësaj disfate në “Anfield”, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ndërsa bëhet e ditur se përkohësisht vendin e teknikut do ta zërë Geri o’Nill.
AFC Bournemouth can announce that the club has parted company with head coach Scott Parker.
— AFC Bournemouth ? (@afcbournemouth) August 30, 2022
/f.a/abcnews.al