Kriza energjetike, Franca u bën thirrje kompanive të përgatisin planet deri në shtator

schedule08:38 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:38 - 30 Gusht, 2022

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne u ka bërë thirrje kompanive në Francë që të përgatisin një plan energjie deri në shtator. Thirrja vjen në mes të një krize energjie në mbarë Europën për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ndryshimi i klimës nuk është më një e vërtetë e papërshtatshme, është një realitet shkatërrues. Ne duhet të zbatojmë zgjidhje radikale dhe novatore, të iniciojmë ndryshime të fuqishme në mënyrën se si prodhojmë dhe të investojmë në trajnime për punët e së nesërmes.

Nëse Rusia do të shkurtonte të gjitha eksportet e gazit në Evropë, Francës do t’i duhej të gjente shpejt mënyra për ta “bërë tranzicionin ekologjik një mundësi për inovacion, rritje dhe punësim”, tha Borne.

Tashmë e dimë se këtë dimër do të kemi më pak gaz në krahasim me vitet e tjera”, tha ajo.

Në fillim të gushtit, ministrja e vendit për tranzicionin e energjisë, Agnes Pannier-Runacher tha se rezervat e gazit të Francës ishin tashmë 80 për qind të plota, në përgatitje për mungesat e mundshme këtë dimër.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu pritet të mbajë një takim të këshillit të mbrojtjes të premten, për të diskutuar planin energjetik të Francës për dimër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!