Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e djeshme në një lokal në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 17:10 në një lokal në Lespoviq.
Siç raportojnë mediet kosovare, dy persona të panjohur kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit.
Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Ndërsa mësohet se në lokal ndodhej dhe një polic, i cili është përgjigjur me armën e shërbimit.
Sa kaq personat e dyshuar janë larguar me një autoveturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësite përkatëse policore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/