Real Madrit ka mposhtur në transfertë Espanjolin me rezultatin 1-3.
Ka qenë Vinicius Junior ai i cili ka kaluar galaktikët në avantazh në minutën e 12-të të takimit. Por në minutën e 43-të të pjesës së parë Jolesu ju prish planet madrilenëve duke barazuar shifrat në 1-1.
Me rezultatin e barabartë do të mbyllej pjesa e parë e sfidës.
Ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e Real Madrit bëri disa herë përpjekje për të shënuar por pa mundur të gjente golin, i cili do të vinte në fund të sfidës.
Në minutën e 88-të të takimit dhe të 100-n, ashtu si gjithmonë do të mendonte Karim Benzema për të marrë sërish skuadrën mbi “shpatulla” dhe për t’i dhënë 3 pikët e radhës.
Pas tre javëve të luajtura në La Liga, Real Madrit kryeson me pikë të plota sëbashku me Betisin.