Këtë sezon veror anijet turistikë në Sarandë janë dyfishuar, nga 6 janë bërë 12. Por gjiri i Sarandës nuk ka mbrojte ndaj dhe një prej operatorëve turistik, Shkëlqim Beqja është I shqetësuar për sigurinë. Prej distancës së afërt mes tyre mund të rrezikohet jeta e pushuesve.
“Për shkak se Saranda është gji i mbyllur nuk ka mbrojtje, nuk ka liman, në rast furtune, anijet janë të rrezikuara nga përplasja me njëra-tjetrën. Bashkia duhet të kishte krijuar distanca më të largëta nga anija në anije, sepse rrezikojmë aksidente. Për të shmangur tragjedi si e Himarës duhet ti paraprijmë problemeve dhe jo të reagojmë, pasi të ndodhin”, tha Beqja.
Ky është dhe një prej momenteve kur dy anije pak ditë më parë rrezikuan të përplaseshin. I shtynë me duar dhe parandaluan një tragjedi të mundshme.
“Janë të pafundme rastet që I kemi shtyrë anijet me duar nga njëra-tjetra. Duhet të rritet distanca”, u shpreh më tej operatori turistik.
Beqja thonë se janë ankuar dhe në bashki, por nuk është marrë asnjë masë.
“Bordi i Bashkisë së Sarandës nuk e ka idenë se çdo të thotë det, janë të pazotë në këtë fushë. Vjet duke parë problemet e sigurisë, kërkuam ndihmë e specialistëve dhe bënë një studim që çuan në Këshillin Bashkiak që anijet të kenë distancat për sigurinë. Jo vetëm nuk u ruajt distanca, por këtë vit u dyfishuan anijet”, vijoi më tej operatori turistik.
Beqja nuk ka frikë nga konkurenca dhe propozon një zgjidhje.
“Nëse për qëllime nga më të ndryshme, klienteliste apo nëse duan që limani i Sarandës kaq i vogël të jetë internacional se dhe nga Turqia na kanë ardhur, nga nuk ka operatorë le ta shtrijë ankorimin e anijeve nga kanali i Çukës dhe më tej. Se nëse ndodh një aksident si i Himarës larg o zot, përgjegjës do jetë vetëm një Zoti Gurma se është I informuar. le të shtojë dhe operatorë të tjerë, por të rritë distancën”, u shpreh Beqja.
Operatori turistik tregon se pak vite më parë prej motit të keq prej përpasjes së anijeve pati dhe një viktimë.
“E ngre këtë shqetësim jo vetëm për faktin se e shoh rrezikun real, por ka dhe precedent të mëparëshëm. Vite më parë anija Tomorri u përplas me një tjetër dhe për fat të keq humbi jetën marinari Ilir Koçia”, përfundoi Beqja.