Liverpool shpartalloi 9-0 Bournemouth në ndeshjen e katërt të Premier League. Një ndër autorët e golave të “The Reds” është edhe Harvey Elliot.
Talenti i Liverpool shënoi golin e dytë në minutën e 6-të të takimit, ndërsa pas këtij goli që do të ishte i pari për të në Premier League nuk i mbajti dot as lotët.
Pas ndeshjes, 19-vjeçari theksoi se golin ia dedikon gjyshes së tij tëshmë të ndjerë, e cila kishte ndërruar jetë vetëm pak ditë më parë.
“Dedikimi i golit? Gjyshja ime ndërroi jetë para disa ditëve dhe ky gol ishte për të, jam i lumtur që vjen së bashku me tre pikët. Kisha disa mundësi për të shënuar edhe në ndeshjet e kaluara, por sot fati ishte në anën time dhe topi shkoi në rrjetë. Është ndjesi shumë e bukur të shënosh në Anfield, në momentin kur tifozët festojnë e kupton që ia vlen e gjithë sakrifica. Shpresoj që në të ardhmen të shënoj edhe gola të tjerë”, u shpreh Elliot.
“we are liverpool” emotonal from Harvey Elliot after loosing his Nan midweek ?? what a top fella he is and is gonna be for the Red Men ? #LIVBOU #LFC #LFCFamily #YNWA harvey ?❤️pic.twitter.com/4szQra3cIB
— ????????????? (@KoptasticNeil) August 27, 2022
/f.a/abcnews.al