Tiranë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një burrë është plagosur nga bashkëshortja e tij me thikë.
Policia njofton se ka pasur një sherr mes dy bashkëshortëve, ku më pas gruaja A.N ka marrë një thikë dhe ka qëlluar ndaj F.GJ.
Si pasojë e plagosjes me thikë, F.GJ, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë- Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/