Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 vite pa Teodor Kekon, ekspozitë në nder të kontributit të vyer të publicistit shqiptar

schedule16:07 - 27 Gusht, 2022

schedule 16:07 - 27 Gusht, 2022

Nga Leontina Nika

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, kujton 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko.

Ekspozita e çelur në sallën shkencore vjen në përkujtim të kontributit të tij të vyer në fushën e letrave shqipe dhe të publicistikës.



Në sallën shkencore, studiuesit i shoqëron vepra e bohemit Teodor Keko.

Ekspozita nis që me poezitë e para në gjimnaz si dhe përshtypjen e mësueses së letërsisë në gjimnazin Qemal Stafa, ku ajo kishte nuhatur talentin e tij.

Në poezitë e dashurisë spikasin dedikimet për bashkëshorten Xhulin. Ky prezantim sjell për publikun krijimtarinë e tij duke nisur nga botimi i tij i parë në revistën “Nëntori” (1980) dhe vëllimin e parë me poezi “Pas provimeve” botuar në vitin 1983, për të vijuar më tej me veprat: “Fjala fishkëllen” (1987); romani “Loja” (1990); “Zemra nuk është këmishë” (1990); dhe romanin e tij të preferuar “Lajmëtarja e vdekjeve” (1991); “Pretenca” (1994); “Made in Albania” (1998); “Keko: poezi” (2005); përmbledhje me tregime “Amaneti: tregimet e fundit” ku shoqërohen edhe me shkrimin e tij , ku kërkon që që libri të redaktohet nga miku i tij Andi Bejtja.

Pasqyrohen edhe botimet pas ndarjes së tij nga jeta, si  “Curriculum vitae: tregime të zgjedhura” (2008); “Kryqëzim: poezi të zgjedhura” (2008); “Si breshka në shpinë mbaj një varr: tregime, poezi, roman, dramë, shënime, vëzhgime, opinione, intervista…” (2012); “Shënimet e një gruaje” (2014).

Krahas kontributit të çmuar në letra shqipe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra. Ai ka qenë pjesëtar i Parlamentit shqiptar ku fjalimet e tij në parlament mbetet një pjesë shumë e vlefshme e oratorisë parlamentare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!