Shërbimet speciale ruse po torturojnë punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në mënyrë që ata të mos flasin përpara inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea), sipas Energoatom, kompania kombëtare ukrainase për prodhimin e energjisë bërthamore, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Energoatom, qëllimi i Moskës është të parandalojë personelin e termocentralit që t’u tregojë inspektorëve të IAEA-s për rreziqet e sigurisë. Sipas pretendimeve të një punonjësi, rusët po arrestojnë personelin ukrainas dhe po i dërgojnë në bodrum.
“Pasi njerëzit kthehen nga“bisedat” në bodrum, ata nuk thonë asnjë fjalë. Nuk do të habitesha edhe nëse gjatë vizitës të OKB-së, ata do të fillojnë të thonë atë që rusët i kanë detyruar ” tha punonjësi.
“Ne jemi të shqetësuar për vizitën e mundshme të përfaqësuesve të IAEA – vazhdoi punonjësi, sepse rusët do të organizojnë provokime dhe më pas do të fajësojnë Ukrainën.
Duket se kjo është pikërisht ajo që ata synojnë të bëjnë”.
Për më tepër, sipas punonjësve të centrality bërthamor, Moska do të minimizojë praninë e personelit ukrainas dhe do të vendosë disa përfaqësues rusë në çdo dhomë të qendrës së kontrollit.
Inspektorët e IAEA planifikojnë të vizitojnë centralin e Zaporizhzhia në fillim të javës së ardhshme.
/abcnews.al